Koha juaj është e vlefshme. Ju keni disa vende të rëndësishme ku duhet të jeni - dhe këto nuk jane të jesh në trafik, duke pritur në një aeroport, ose duke kaluar një natë më shume larg shtëpisë. Ne e dimë se si janë veshtirësitë e udhetimeve të biznesit. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për ti ndryshuar dhe për ti bërë më të rehatshme!
Merrni përsëri kontrollin e punës tuaj, të udhëtimit dhe kohës personale. Kur ju telefononi SHEGA AIR, të na tregoni se kur do të fluturojmë, bazuar në orarin tuaj, jo yni.
Kur rasti troket, ju mund të hezitoni për t'iu përgjigjur. Kur të bëheni klienti ynë, ju do të shihni se SHEGA AIR ka një aftësi të pashembullt për të akomoduar udhëtimet e minutës së fundit. Bazuar në disponibilitetin tonë, ju mund prenotoni një fluturim në më pak se dy orë. Kjo do tju japë mundësine edhe për tu njohur në një kohë të shkurtër me produktet dhe shërbimet e reja që ofrojmë. Ju keni sigurinë se do të jeni atje ne kohën e duhur për të takur një klient të rëndësishëm, të biznesit.
Zgjasni pritshmëritë tuaja, jo ditën tuaj. SHEGA AIR zëvendëson orët e udhëtimeve të gjata dhe lidhjet e ndërlikuara të aeroportit, sepse ne fluturojmë direkt ndermjet aeroporteve më të afërta për tu dërguar ju në destinacionin ku doni të shkoni. Ju mund të përfundoni të gjitha takimet e biznesit tuaj dhe të ktheheni në shtëpi brenda së njëjtës ditë. Me SHEGA AIR, ju kurrë nuk do të humbisni një takim pune, darkë private apo një mbledhje familjare.
Suksesi juaj është motivimi ynë.